Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfshihet edhe policia (VIDEO)

Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt ditën e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë ku janë përfshirë edhe disa policë.

Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë se si të rinjtë përleshen me efektivët me duar e këmbë, pas një sherri për parkimin e një mjeti.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo përleshje. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.


Shtuar 27.03.2022 20:00