BE kushte Serbisë: Zbatoni marrëveshjen e Brukselit
Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë, nënshkruar më 19 prill 2013, është një nga kushtet për hapjen e kapitujve negociues të Serbisë me BE-në. Këtë e ka deklaruar shefi i diplomacisë britanike Philip Hammond.

Në një konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Hammon ka thënë se për avancimin me negociatat është e nevojshme zbatimi i marrëveshjes.

"Për hapjen e kapitujve të është i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. E përshëndes përpjekjen e Vuçiqit në këtë drejtim. Sa më parë të hapen kapitujt, aq më mirë", u shpreh Hammond.
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori