Bllokohet në të dy krahët autostrada Tiranë – Durrës, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka bërë që qytetarët nga veriu në jug të vendit të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë.

Së fundmi, autostrada Tiranë Durrës është bllokuar në të dy krahët nga protestuesit, duke krijuar kështu radhë kilometrike dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Përplasja me policinë ka ardhur për shkak se efektivët kanë tentuar të lirojnë qarkullimin, ndërsa qytetarët refuzojnë./albeu.com


Shtuar 10.03.2022 18:24