“Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohet me shokun”, Rama flet nga Vlora

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Vlorën ku ka inspektuar edhe një shkollë e cila tashmë është gati për nxënësit me parametra bashkëkohore.

Ai nuk ka kursyer edhe batuta, ku ka përfshirë edhe djalin e tij të vogël, Zahon, duke thënë se është ë vështirë tu shpjegohet se pse nuk duhen takuar shokët.

Pjesë nga biseda Rama-Leli:

Dritan Leli: Godina ka sistem ngrohje dhe ftohje, hapësirë sportive. Ky është një investim 50% nga bashkia e Vlorës, dhe 50% nga Ministria e Arsimit. Kjo është ndër shkollat më të mira sa i takon standardit në Vlorë.

Rama: Shkolla është super, fantastike. Ishte në gjendje të tmerrshme eh?!
Leli: Po. Ka qenë ekzistuese.

Rama: Ky vit shkollor ka sfida. Na është dashur që të marrim këtë vendim të vështirë. Sa e kemi ndjekur, të gjithë shtetet po e marrin. Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bere këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë.


Shtuar 3.09.2020 10:25