BE-ja e gatshme ti japë kohë Britanisë për Brexit
Bashkimi Europian është i gatshëm t’i japë Britanisë së Madhe kohë për Brexit përtej datës së parashikuar të 29 marsit, por me kusht që të ketë garanci që do të dilet nga ngërçi aktual, shkruan Albeu.com

Nëse britanikët kanë nevojë për më shumë kohë, ne mund të shqyrtojmë një kërkesë për shtyrje, nëse justifikohet”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Nëse Britania e Madhe ka nevojë për më shumë kohë, është e dukshme që nuk e refuzojmë”, konfirmoi Merkel, gjatë një vizite në Paris.
Në të njëjtë linjë me Parisin dhe Berlinin është edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez duke deklaruar se “Spanja nuk e kundërshton lëshimin për një shtyrje të mundshme.

Por kjo duhet të ketë një prespektivë të qartë për zgjidhje”. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2019, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori