BE i vë sanksione Rusisë, ja çfarë ndalohen nga shteti rus
Pëlqej
Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara javës së shkuar hyjnë sot zyrtarisht në fuqi.

Me këto sanksione kundër shtetit rus, BE-ja nuk do të lejojë pesë banka ruse dhe tre kompani nafte të hyjnë në tregjet e vendeve anëtare të unionit.

Përveç këtyre masave, po ashtu do të ndalet edhe eksporti i armëve që mbajnë vulën e Moskës zyrtare.

Madje, BE-ja ka përgatitur edhe një listë me 119 persona, zyrtarë të lartë rusë, të cilët nuk do të lejohen të udhëtojnë në hapësirën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Sanksionet u paralajmeruan, qe kur Rusia nderhyri ushtarakisht ne pjesen lindore te Ukraines./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori