BE emëron një grup të nivelit të lartë për të luftuar fake news
Pëlqej
Komisioni i BE-së ka emëruar një grup të nivelit të lartë prej 39 ekspertësh për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformacionin në internet, sipas një deklarate të shkruar të Komisionit Evropian.

Ky grup do të kontribuojë në zhvillimin e një strategjie të BE-së për të luftuar fenomenin e “fake news”, që do të prezantohet në prill 2018.

“Nëpërmjet një përpjekjeje të përbashkët, besoj vërtet se do të jenë në gjendje të identifikojnë veprime efikase për të luftuar kundër epidemisë së informacioneve falso dhe të dezinformimit në internet, në respekt të parimeve tona themelore”, komentoi komisionerja e BE-së për Shoqërinë dhe Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori