BE: Dyshime serioze për pluralizmin politik në Rusi
Kundërshtimi i kandidaturës së opozitarit numër një të Kremlinit ngre dyshime serioze për pluralizmin politik në Rusi, pohoi sot një zëdhënëse e shërbimeve të jashtme të Bashkimit Evropian, përcjell Albeu.com.

”Vendimi i komisionit zgjedhor rus ngre një dyshim serioz për pluralizmin politik në Rusi dhe perspektivën e zgjedhjeve demokratike vitin e ardhshëm”, pohoi zëdhënësja, Maja Kocijancic, në një deklaratë të shërbimit evropian (SEAE).

Zëdhënësja rikujtoi se Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut (CEDH) u shpreh se e drejta për një proces të paanshëm ndaj Navvalnyt, iu refuzua në 2013 , ku u dënua përfundimisht në shkurtin e kaluar për përvetësim fondesh.

Njoftimi i lëshuar të hënën nga Komisioni Zgjedhor nuk ishte i papritur, pasi istitucioni kishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se opozitari nuk mund të kandidonte para 2028 për shkak të këtij dënimi me pesë vite burg me kusht në një çështje që daton në 2009.

“Presim nga autoritetet ruse që të sigurojnë që të ketë mundësi të drejta, përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars”, deklaroi sërish zëdhënësja që i bëri thirrje Rusisë për të ftuar OSBE-në (Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë) për monitorimin e zgjedhjeve.

“Bashkimi Evropian do të bazojë gjykimin e procesit zgjedhor mbi rezultatet e tij, siç kemi bërë në të kaluarën”, përfundon zëdhënësja. /albeu.com/

Shtuar më 26/12/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori