Dy të rinj ndalen në mes të rrugës në Memaliaj dhe konfliktohen me njëri-tjetrin

Policia ka vënë në pranga dy shtetas R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 09:34