BE dhe SHBA, kundër ndalimit të laptopëve në fluturimet nga Evropa
Pëlqej
Ndalimi laptopëve dhe tabletëve, i cili aktualisht është në fuqi për disa fluturime nga Lindja e Mesme, nuk do të zgjerohet në fluturimet nga Evropa.

Për këtë janë pajtuar dhe kanë vendosur zyrtarë të BE-së dhe SHBA-ve në një takim që është mbajtur në Bruksel.

SHBA vendosi në mars të shtrëngonte masat e sigurisë për fluturimet që vijnë nga Turqia, Maroku, Jordani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Arabia Saudite dhe Kuvajti.

Hapa të tillë janë ndërmarrë pasi raportimeve se grupet terroriste përdorin pajisjet elektronike për fshehjen e bombës dhe agjencitë e sigurisë kanë shfaqur brengën në lidhje me vendosjen e një numri të madh të pajisjeve në bagazhin e aeroplanëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori