BE bën thirrje për krijimin e një qeverie të re të Ukrainë
Pasi Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë ka miratuar me shumicë votash një rezolutë që mbështet aspiratat demokratike dhe evropiane të Ukrainës, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për formimin e një Qeverie të re në Ukrainë. Krijimi i Qeverisë së re duhet të pasohet nga organizimi i zgjedhjeve të lira presidenciale.

Megjithatë Bashkimi Evropian nuk ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Kievit zyrtar. Ministrat e jashtëm të BE-së me anë të një deklaratë të përbashkët theksojnë se "është e rëndësishme që të ndalohet çdo formë e dhunës, të sillen para drejtësisë ata që kanë kryer veprime të dhunshme, të përfundohet puna e parlamentit mbi reformën kushtetuese, dhe me pas të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta".

Protestat masive antiqeveritare filluan në nëntor të vitit të kaluar, pasi presidenti Viktor Yanukoviç, nuk nënshkroi një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori