Batute raciste per Obamen
Albeu.com
Nje batute per presidentin Barak Obama po i kushton shtrenjte nje radioje kanedeze, e cila eshte vendosur ne qender te kritikave. Batuta e cilesuar si raciste ka bere qe me qindra degjues te radios te ankohen."Presidenti Obama mund te vritet shume kollaj, sepse dallohet lehte ne Shtepine e Bardhe”. Kjo ka qene batuta e thene ne skecin “Bye, Bye 2008” qe ka shkaktuar reagimin e publikut.

Keshilli vendas i radiotelevizionit vendosi edhe ngritjen e hetimeve lidhur me kete ceshtje.

Menjehere pas perfundimit te skecit Keshillit i mberriten mbi 200 ankesa qe e cilesonin kete si nje shaka pa kripe ose duke shkuar ca me tej e duke e cilesuar kete batute, se kishte sfond te paster racist.

Producentet e programit thane se skeci nuk kishte aspak si qellim sulmin racist, por personazhi kerkonte te vinte ne loje njerezit qe kane tendence per sjellje ofenduese. (tch/albeu)
Shtuar më 28/05/2009, ora 16:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori