Batiq: Serbia duhet te kerkoje veriun e Kosoves, nese i ofrohet ndarja
Albeu.com
Deputeti dhe kryetari i Partisë Demokristiane të Serbisë, Vladan Batiq, sot ka deklaruar se Serbia, nëse i ofrohet ndarja e Kosovës, duhet të kërkojë që pjesa veriore t’i bashkangjitet Serbisë, ndërsa enklavat e mëdha serbe dhe ...... manastiret në Kosovë duhet të eksteritorializohen dhe praktikisht të jenë nën juridiksionin e Serbisë, shkruan gazeta serbe Blic.

Sipas medieve serbe, Batiq ka thënë se duhet të kërkohet që komunat e tjera ku banojnë serbët të kenë shkallën më të lartë të autonomisë dhe të kenë lidhje speciale me Serbinë.
“E di se patriotëve të ndryshëm kujdestarë kjo do t’u tingëllojë si heretike, dhe për këtë i ftojë që të dalin me me propozime të ryre të realizueshme, dhe jo me mite dhe legjenda, sepse nga to nuk jetohet”, ka thënë Batiq.
Shtuar më 13/07/2010, ora 03:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori