Tre pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Pejë po trajtohen 41 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 të tjerë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë, 16 janë në oksigjenoterapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i spitalit, 4 mjekë, pesë infermierë dhe një bioinxhinier janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të personelit tonë janë në pritje të rezultatit.


Shtuar 15.07.2020 07:35