Batalioni i këmbësorisë ruse tërhiqet nga kufiri me Ukrainën
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë janë shprehur se po tërheqin batalionin e motorizuar të këmbësorisë nga një rajon afër kufirit perëndimor të Rusisë me Ukrainën.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thekssojnë se batalioni i këmbsorisë ka përfunduar manovrat në rajonin jugor Rostov dhe ishte nisur prapa në bazën e vet në rajonin Samarra përgjatë lumit Vollga.

Megjithatë nuk ka informacione se sa trupa janë të përfshira në këtë lëvizje.

Gjatë muaji të kaluar, Rusia i ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin e saj me Ukrainën, duke i shtuar shqetësimet se pas aneksimit të Krimesë mund të pushtojë edhe rajonet e tjera. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2014, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori