Bastiset shtëpia e përkrahësit të Mlladiqit
Albeu.com
VAZDHOJNË PËRPJEKJET GJURMUSE TË NATO-sPjesëtarët e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Bosnjë kanë bastisur dje shtëpinë e një sërbi për të cilin dyshohet se po i ndihmon të kërkuarit të Hagës, Ratko Mlladiq, për t`u fshehur.Derek Çapëll, zëdhënës i NATO-s në Sarajevë, ka thënë se Mllagjen Kenjiq është ish anëtar i ekipit për sigurinë personale të gjeneralit Mlladiq dhe mendohet të jetë edhe më tutje pjesë e rrjetit pë përkrahjen e tij.
Çapëll nuk ka dhënë hollësi të tjera, pos asaj se aksioni është duke vazhduar.
Mlladiq së bashku me kriminelin tjetër Radovan Karaxhiq po kërkon me vite të tëra nga Haga për shkak të krimeve të luftës dhe gjenocidit kundër muslimanëve gjatë kohës së luftës në Bosnjë.
Shtuar më 22/09/2005, ora 04:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori