Bashkohet me të ëmën pas 41 vitesh (FOTO LAJM)

Pas plot 41 vitesh, nënë e bir kanë gjetur njëri-tjetrin, ndonëse djali pretendohej se kishte vdekur disa orë pas lindjes. Kjo histori e trishtë ka prekur zemrat e të gjithëve, sapo kanë marrë vesh se nënë e bir u bashkuan pas kryerjes së testeve të ADN-së.

Nelly Reyes dhe Travis Tolliver, nënë e bir, janë ndarë nga njëri-tjetri pas lindjes së Travis. “Nuk e di si ndihem! Kjo është çmenduri! Nuk mendoja se mund të ndodhte një gjë e tillë,” ka thënë Tolliver pas ribashkimit emocionues me të ëmën dhe familjen e tij biologjike. Reyes, 61 vjeç, nuk arrinte të fliste. Ai nuk flet spanjisht dhe ajo nuk flet anglisht.

Ndonëse i lindur në Kili, Travis është rritur në Washington nga një çift që e kishin adoptuar. Kjo ngjarje e ka zanafillën nga një infermiere, e cila kishte mashtruar gruan, duke mos i dhënë mundësi që të shihte djalin e saj.

Ajo solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm, por infermierja, pasi e mori djalin, i ka thënë se ai kishte probleme me zemrën dhe ishte e vështirë të mbijetonte. Më vonë asaj i është thënë se djali humbi jetën, por nuk i'u dha kurrë mundësia të shihte trupin e tij apo një certifikatë vdekjeje. Për të mësuar të vërtetën, ai kishte vendosur të vihej në kërkim të nënës së tij dhe nëpërmjet testeve të ADN-së, zbuloi se ishte i biri i Nelly Reyes dhe se kishte 4 vëllezër dhe 1 motër. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2015, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori