Bashkimi Evropian në kërkim të qëndrimit unik për Kosovën
Albeu.com
Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, para fillimit të punimeve të ditës së dytë të konsultimeve dyditore në Viana de Kastelo, kërkoi sot qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian në çështjen e Kosovës.Ministrat e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, po diskutojnë sot për bisedimet në vazhdim të Treshes ndërkombëtare për Kosovën. Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, para fillimit të punimeve të ditës së dytë të konsultimeve dyditore në Viana de Kastelo, kërkoi sot qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian në çështjen e Kosovës.
Ai shpreson që procesi për statusin përfundimtar të Kosovës të zhvillohet në mënyrë të tillë që të mos ketë "thyerje të qëndrimit të përbashkët evropian në politikën e jashtme." "Mendoj se nuk duhet t'ja mbushim gjithmonë mendjen vetes për një krizë. Ministrat e jashtëm kanë detyrën ta pengojnë atë" tha Shtajnmajer. Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer paralajëmroi për shpresat e mëdha ndaj Treshes ndërkombëtare. Ajo është në çerekun e punës, tha Shtajnmajer. Fillimisht ministrat dëgjuan raportin e të dërguarit të BE-së për Kosovën, në Treshen ndërkombëtare, diplomatit gjerman Volfgang Ishinger.

Ishinger shpreson që procesi për statusin përfundimtar të Kosovës të zhvillohet në mënyrë të tillë që të mos ketë "thyerje të qëndrimit të përbashkët evropian në politikën e jashtme ndaj Treshes ndërkombëtare.

Ishingeri shpreson që procesi për statusin përfundimtar të Kosovës të zhvillohet në mënyrë të tillë që të mos ketë "thyerje të qëndrimit të përbashkët evropian në politikën e jashtme ndaj Treshes ndërkombëtare.

Ndërkohë që para fillimit të takimit të sotëm, ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, paralajëmroi për shpresat e mëdha ndaj Treshes ndërkombëtare.
"Ajo është në çerekun e punë", tha Shtajnmajeri.

Ndryshe, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mbrëmë janë shprehur kundër ndarjes së Kosovës, duke thënë se ndarja do të destabilizonte tërë Ballkanin.
Kundër ndarjes së Kosovës janë shprehur Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Suedisë.
Ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner ka deklaruar: "Ne nuk e mbështesim ndarjen e Kosovës. Ky opsion nuk bënë punë. Për mua kjo është punë e kryer".

Në anën tjetër ministri i Jashtëm britanik David Miliband, ka thënë se këtu nuk sheh asnjë kerkesë për ta ndarë Kosovën. Ndërkaq ministri i jashtëm suedez Karl Bild, tha se çfardo lëvizje në këtë drejtim do të kishte efekt zingjiror në Bosnje dhe gjithandej rajonit. Ndërkohë, Komisionari evropian për zgjerim Olli Rehn, ka demantuar pohimet se Serbia ka sqaruar deklaratën e sekretarit të saj shtetëror Dushan Prorokoviq për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë, në rast të shpalljes së pavarësisë.

Rehn deklaratën e vlerësoi, për "keqëardhje të madhe", siç u shpreh ai, dhe tha se pret sqarime para se kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, të vizitojë Brukselin të mërkurën e ardhshme.
Shtuar më 08/09/2007, ora 20:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori