Bashkimi Europian rrezikon të shpërbëhet?
Bashkimi Evropian po përballet me sfida të mëdha dhe shumë qytetarë evropianë, e sidomos të rinjtë, shprehen se janë të zhgënjyer nga BE-ja, ka thënë presidentit i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Por, sipas tij, shpërbërja e BE-së do të ishte "dështim historik" që brezat e ardhshëm do ta paguajnë shtrenjtë.

Sipas Schulz, largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE, do të vërë në pikëpyetje idenë themelore të bashkëpunimit evropian në mes të vendeve.

"Mbretëria e Bashkuar, një nga anëtarët e G7, ekonomia e dytë më të forta evropiane, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me një të drejtë vetoje dhe me energji bërthamore, vendosi të largohet nga Bashkimin Evropian. Prandaj, BE-ja është më e dobët", ka thënë ai për mediet ndërkombëtare. /albeu.com/






Shtuar më 22/10/2016, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori