Bashkimi Europian, i shqetësuar për situatën në Maqedoni, Kosovë dhe BeH
Partia Popullore Evropiane, grupi më i madh në numër në Parlamentin Evropian, duket se është e shqetësuar për gjendjenMaqedoni, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për tërë Ballkanin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PPE-së në dhomën ligjdhënëse evropiane, Manfred Veber.

"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen e Ballkanit. Kohë më parë isha në Kroaci dhe diskutova me presidentin e tyre dhe me kryetarin e Parlamentit për gjendjen në rajon.

Alarmante është situata në BeH, Maqedoni dhe Kosovë. Punët atje po keqësohen dhe shikojmë tensione të rritura. Jemi të shqetësuar për Ballkanin, sepse e konsiderojmë si pjesë të Evropës", theksoi Verber.

Në raportimin e sotëm me gazetarët në Strasburg, eurodeputeti gjerman theksoi se veçanërisht e shqetëson zhvillimi i ngjarjeve në Turqi dhe sulmet ndaj vendeve anëtare të BE-së dhe në tërësi të BE-së.

Kjo spirale e eskalimit, sipas Veber, duket të ndalojë dhe theksoi se Unioni në tërësi qëndron pas Holandës, duke porositur se ngjarjet e mëtutjeshme me dhe rreth Turqisë nuk do të arrijë ta ndajnë Evropën.

Në këtë pikëpamje, për shkak të ngjarjeve vendore në Turqi, Verber në emër të Partisë Popullore Evropiane kërkoi që BE-ja t’i ngrijë negociatat inkuadruese me këtë vend, edhe pse theksoi se duhet të respektohet marrëveshja për parandalimin e fluksit të emigrantëve. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori