Dekretet e ndryshimeve në qeveri mbledhin Kuvendin, çfarë pritet të ndodhë

Në orën 17:00 do të nisë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të votuar tre dekretet e Presidentit Bajram Begaj, lidhur me ndryshimet e bëra në qeveri.

Deputetët do të votojnë dekretet për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit dhe zëvendësimin e tij me ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, por edhe vendosjen e Majlinda Llukës në krye të grupit negociator për bisedimet për anëtarësim me BE dhe në postin e Ministres së Shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë seancë plenare nuk pritet të ketë debat, pasi është rrëzuar kërkesa për mocion debati nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Por nga ana tjetër, deputetët demokratë pasi kanë marrë vesh se kërkesa për debat është rrëzuar, kanë menduar të shfrytëzojnë 2 minutat e përcaktuara për ta për procedurë, që të hapin debat lidhur me ndryshimet në qeveri./albeu.com/