Bashkë në jetë, bashkë të vdekur: Aksidenti tragjik i çiftit përlot grekët (FOTO & VIDEO)

Banorët e Kretës në Greqi janë tronditur nga një aksident ku humbën jetën një çift të rinjsh si edhe nëna e vajzës teksa ishin duke udhëtuar në një rrugë njëkalimshme në ishull.

Dy persona të tjerë që ishin në të njëjtën makinë janë dërguar në spital me dëmtime të rënda, por pa rrezik për jetën, shkruajnë mediat greke, transmeton Albeu.com.

Kristo dhe Maria ishin përgatitur për të bërë dasmën në muajt në vijim, por aksidenti ua preu atyre ëndrrat.

Të dy ata ishin verën e shkuar tek familja e djalit duke u thënë atyre se do të martoheshin së shpejti.

Aksidenti ndodhi teksa ata po ktheheshin nga një vizitë në qytetin e Chanias teksa përballë u erdhi një makinë tjetër duke shkaktuar përplasjen fatale. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2018, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori