Barroso propozon që BE të bëhet “federatë shtetesh”
Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një “federatë të shteteve”. Në një fjalim para Parlamentit Evropian, Barroso ka thënë se nuk kërkon një “super-shtet” evropian, por ka deklaruar se BE-ja do të jetë gjithmonë më pak se shuma e pjesëve të saj, derisa unioni nuk forcohet.

"Duhet t'u jepet fund samiteve ku merren vendime të rëndësishme të cilat vihen në dyshim nga po ata persona që kanë rënë dakord për marrjen e tyre", u shpreh Barroso duke shfaqur bindjen se Greqia do të mund të mbetet në Eurozonë nëse u përmbahet angazhimeve të saj. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori