Barroso: Kujdes, BE në prag shpërbërjes
Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso nëpërmjet një interviste ka dhënë alarmin që i kanoset zonës së euoros nga një shpërbërje e mundshme. Sipas tij kontinenti i vjetër ndodhej në një situatë të vështirë.


Kontinenti i vjeter ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet” është shprehur ai gjatë një deklarate të mbajtur në Berlin.

"Nje krisje ne Eurozone apo ne Bashkimin Europian do te kushtonte rreth 50% te GDP ne fazen fillestare. Dhe vetem Prodhimi i Brendshem Bruto i Gjermanise do te tkurrej me 3%, ajo do te humbiste 1 milione vende pune nese zona e Euros do te rrudhej ne nje grusht shtetesh anetare", vazhdoi më tej Barroso.

'Një integrim i fortë në zonën e Euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të Euros' përfundoi ai duke i mëshuar faktit se një union i përçarë nuk do të funksiononte./albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori