Barletta, 5 të vdekur nga rrëzimi i pallatit të vjetër
Pesë të vdekur është bilanci tragjik i rrëzimit të një pallati të vjetër trekatësh në qendrën historike të provincës së Barlettas. Mes viktimave, të gjitha femra, është një vajzë 14-vjeçare dhe katër punëtore, ndërsa janë lënduar edhe pesë persona të tjerë.

Viktimat janë: Adoleshentja 14-vjeçare Maria Cinquepalmi; Matilde Doronzo, 32 vjeç; Giovanna Sardaro, 30 vjeç; Antonella Zaza, 36 vjeç; Tina Ceci, 37 vjeç.

Mediat lokale bëjnë me dije se rrëzimi i pallatit kishte dhënë shenjat e tij, madje dikush prej banorëve kishte lajmëruar autoritetet e komunës për këtë fakt.
Shtuar më 04/10/2011, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori