E tepron Tayna, pozon vetëm me të brendshme

Ajo është ndër artistet që për një kohë të shkurtër ka arritur të jetë ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për Doruntina Shalën, e njohur ndryshe si Tayna, e cila gjithmonë vjen me një stil ndryshe në paraqitjet e saj.

Kështu ka bërë edhe në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ku shihej se është duke realizuar fotosesion.

Bukuroshja brune shihej e veshur me ‘krah engjulli’, teksa kishte vendosur të jetë vetëm me të brendshme.

Përmes kësaj dukje, asaj i janë theksuar linjat e bujshme trupore, të fituara përmes ushtrimeve në palestër.

Theksojmë se ajo është ende duke shijuar suksesin e këngën “Qe Qe”, që rezultoi mjaft e pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj.


Shtuar 28.09.2020 18:59