Barak Obama shuan kureshtjen, do kandidojë Mishell për Presidente apo jo?
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka shuar kureshtjen e miliona njerëzve, nëse bashkëshortja e tij, Mishell Obama do të garojë për presidente apo jo.

Në një intervistë me redaktorin e magazinës "Rolling Stones", Jann Ëenner, Obama ka thënë: "Michelle nuk do të garojë kurrë për presidente".

"Ajo është personi më i talentuar që kam njohur. Mund ta vëreni rezonancën e jashtëzakonshme që ajo ka me popullin amerikan.

Ndonjëherë bëj shaka se ajo është tepër e ndjeshme për t'u futur në politikë", ka thënë presidenti Obama.

Obama pritet të lërë Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit të ardhshëm, por ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij do të vazhdojnë të jenë shumë aktiv me besimin se kur punon me zell me njerëzit, ndryshimet ndodhin. /albeu.com

Shtuar më 30/11/2016, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori