Barak Obama inagurohet president i SHBA
Albeu.com
Nga ndryshimi i kushtetutës amerikane para 102 viteve, 20 janari është dita kur në Uashington mbahet inaugurimi i çdo presidenti të ri të shtetit.Dita e nesërme dallohet nga shumë gjëra nga të gjitha të deritanishmet. Barak Obama do të jetë afro amerikani i parë në krye të SHBA. Ceremonia e 56-të e dhënies së betimit do të kushtojë rreth 160 milion dollarë dhe me siguri do të jetë më e shtrenjta e të gjitha kohërave. Për sigurinë do të kujdesen 7500 ushtarë, 10 mijë pjesëtar të Gardës Nacionale dhe 25 mijë policë. Shërbimet sekrete për nevojat e kremtimit të nesërm porositën pesë tonelatë xham të blinduar. Inaugurimi fillon më 17:30 sipas kohës së evropës qendrore. Në ora 20 do të mbahet parada tradicionale e cila fillon në Kapitall Hill dhe mbaron në Shtëpinë e Bardhë, ku familja Obama do ta kalojë me kadillakun e presidentit. Makina i ngjan një fortese të lëvizshme. Ka dyer të rënda sa të aeroplanit, është e pajisur me sisteme për fikjen e zjarrit, sistem për shikim në errësirë dhe lotsjellës. Pritet që gjatë paradës të jenë prezent rreth 2 milion shikues. Dita e inaugurimit ka edhe një anët tjetër të padukshme për opinionin – shpërngulje të dy familjeve presidenciale për vetëm gjashtë orë, aq sa kanë në disponim firmat që bëjnë këtë shpërngulje. E tërë kjo bëhet në krahun jugor të Shtëpisë së Bardhë pasi Bush dhe Obama do të nisen në ceremoninë në Kapitoll Hill. Pastaj personeli prej pothuajse 100 anëtarë i shtëpisë së Bardhë me kohë mjaft të saktë përcjell Bushin dhe mirëpret Obamën. Kur familja pas paradës vjen në shtëpinë e re, çdo gjë është në vendin e vet – robat, mobilet, madje edhe ushqimi i tyre i preferuar! Tradicionalisht Barak Obamën do të mirëpret edhe letër personale me këshilla nga paraardhësi i tij, Bush.
Shtuar më 20/01/2009, ora 04:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori