Barak Obama, fitues i cmimit Nobel per Paqen
Albeu.com
Akademia Suedeze e cila merr përsipër akordimin e çmimeve Nobel në disa fusha të rëndësishme, ka publikuar sot vendimin për dhënien e çmimit Nobel të Paqes ndaj presidentit amerikan, Barak Obama.
Ky institucion konfirmoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është fituesi i vetëm i çmimit Nobel të Paqes për këtë vit.

Komiteti i posaçëm i ndarjeve të çmimeve Nobel ka deklaruar se dhënia e këtij çmimi ndaj kreut të shtetit amerikan u bë përmes 205 kandidaturave të paraqitura.

“Përpjekje e jashtëzakonshme për paqen në botë, si edhe për bashkëpunimin me popujve”, thuhet në motivacioni e lëshuar nga Komiteti për ndarjen e Nobelit me qendër në Stokholm.
Shtuar më 09/10/2009, ora 17:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori