Të uritur, ushtarët rusë plaçkisin dyqanet në Ukrainë (VIDEO)

Ushtarët rusë janë parë duke plaçkitur dyqane dhe banka, në disa qytete ukrainase.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara në mediat sociale, kanë shfaqur trupat Ruse duke vjedhur ushqim dhe duke u përpjekur për të vjedhur një kasafortë.

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtarëve pushtues rusë po iu mbarojnë furnizimet me karburante, dhe se ata janë dërguar në Ukrainë me ushqime për vetëm tri ditë, ndonëse një pohim i tillë nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.