Aksident në Gjirokastër, fugoni i pasagjerëve përplaset me një “Benz”, disa të lënduar (VIDEO)

Në Gjirokastër ka ndodhur një aksident. Një mjet tip Benz dhe një fugon pasagjerësh janë përplasur.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por për disa të lënduar dhe për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 4.11.2022 17:10