Shqiptarët hapin murin në burg për t’u arratisur, kapen në momentin e fundit

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një burg në Itali.

Protagonistë kanë qenë dy shqiptarë janë kapur në momentet e fundit teksa kishin planifikuar një arratisje spektakolare nga një burg në Avellino.

Ata kishin arritur që të bënin një vrimë në mur dhe me brumë më pas e mbyllnin atë siç kishte qenë më parë.

Mediat italiane shkruan se dy shqiptarët kishin bërë 3 vite burg deri më tani dhe janë dënuar me nga 10 vite heqje lirie.

Në vitin 2012 në këtë burg janë arratisur katër persona në të njëjtën mënyrë.


Shtuar 7.06.2020 18:50