Ban Ki-moon, përkrahë bisedimet për Sirinë
Lajmi se Rusia dhe SHBA do të kërkojnë bisedime të reja për paqe mes palëve për konfliktin siria është mirëpritur dhe përkrahur nga Serkretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. Të martën Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, kanë njoftuar për këtë nga Moska.

Kerry tha se Uashingtoni dhe Moska do të punojnë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë, ndoshta brenda këtij muaji. Krerët e opozitës, megjithatë, janë skeptikë mbi ndonjë nismë, që do të mund ta linte presidentin Bashar al-Assad në pushtet. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2013, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori