Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban
Ki-moon, u ka bërë thirrje SHBA-ve dhe Rusisë, që të kërkojnë nga palët ndërluftuese në
Siri të lejojnë kalimin e sigurt të
ndihmave për civilët e rrethuar.
Ban tha se 20 kamionë me ushqime dhe furnizime të tjera mbesin në kufirin turk, duke pritur garanci për sigurinë në Alepo dhe se mosmarrëveshjet midis
palëve në konflikt janë duke i vonuar ndihmat.
"Masa e sigurisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme", tha ai, transmeton "Evropa e Lirë".
Rreth 250,000 njerëz janë të bllokuar në pjesën lindore të Alepos. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2016,
ora 09:35