Astrologia Meri Gjini tregon shenjën e horoskopit më të favorizuar për muajin maj

Astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin maj,  si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat. Ndërsa cilësohet si muaji i demit edhe të tjera shenja ,si gaforrja do të jenë shumë të favorizuara ndërsa duket se binjakët janë shenja e cila do të duhet të bëjnë ndryshime edhe pse pa dëshirë.

Dashi

Përsa i përkët ngyrosjes emocionale do të kenë një vijë të drejtë, pa luftra dhe pa përplasje. Përsa i përket lekut ka zhvillime konkrete të konkretizuara ndërsa përsa i përket çështjeve të fizikut pak a shumë,  duhet të kenë  kujdes në ditët e para të muajit, do të ndryshojë totalisht pjesa e fizikut mbas datës 9.Përsa i përket gjërave që janë të paqarta  në mendjen e tyre apo qartësim të zhvillimit të tyre të punës, do të duhet të shkruajnë gjithcka që kanë në mendje në pjesën e parë me qëllim që ta kenë më të qartë qëllimin e tyre në drejtimet praktike nga mesi I muajit. Boshti i hënës i përmirëson vetëm xhepin për iniciativat e punës duhet të presin pas datës 17.Pas datës 17 gjërat do të thjeshtësohen në cdo drejtim të mundshëm për dashin.

Demi

Do të duhet të organizojnë axhendën, për cfarë kërkojnë që të marrin gjatë këtij muaji. Do ta gjejnë veten në qëndër të vëmendjes, shumë optimist, shumë solar, në mes të muajit dhe në vazhdimësi. Një muaj fantastik, një muaj i mirë që shumë pak kujdes sot dhe nesër dhe në datat 16, 17, pjesa tjetër të bëjnë cfarë të duan.

Binjakët

Nevoja për të lëvizuar është shumë e madhe, nevoja për të ndryshuar është shumë e madhe mënyra se si e mendojnë ose këtë pjesën e ankthit në zhvillimet e tyre praktike është goxha e fortë, megjithatë duan apo nuk duan do të kenë nisje të tyre, edhe ata që kanë diskutuar dhe ata që nuk kanë diskutuar është e pamundur që mos të kenë nisje. Kush nga binjakët merret me marketing, manaxhim, tregëti, lëvizje, dokumenta, diplomaci i kanë mundësitë që të kenë lëvizje duke nisur nga dita e nesërme.Të tjerët do të duhet të fusin pjesë në të përditshmen e tyre komunikimin apo do të duhet të rinisin apo të ripozicionojnë nëpërmjet diskutimit në gjërat që ata duan të kenë apo arrijnë.

Gaforrja

Ajo që mbizotëron dhe do të ngjyrosi gjithë muajin maj sidomos mbas datës 9 është optimizmi dhe rezultatet konkrete që do të arrijnë në lëvizjet e tyre apo në të përditshmen e tyre profesionale. Ndërkohë që pjesa e parë nuk është se e nxit shumë gaforren për pjesën e të qënit të hapur apo të qeshur, ndoshta mund të kenë shumë plane brenda vetes së vet, shumë optimizëm por kanë një tendencë për ta mbajtur për vete apo për të qenë në botën tyre. Në përgjithësi ajo që favorizohet shumë është ajo që duket se do të mencurohen, do të jenë shumë të saktë për të dhënë idenë e duhur nëse u kërkohet apo orientimin e duhur, pra kanë një inteligjencë të brendshme që duket sikur thoni gjënë e duhur në momentin e duhur dhe që jep rezultat shumë shpejt. Dhe ky do të jetë një vlerësim që do ta ndjejn gaforret gjatë gjithë muajit.

Luanët

Dy janë dyzimet e tyre, ku të dedikojnë më shumë vëmendjen ndërmjet karrierës dhe familjes. Lajmi I parë I rëndësishëm është mënyra se si do të ndihen në lidhje me fizikun e tyre apo të familjarëve, ëshë ekstremist shumë më pozitiv nga cfarë e mendojnë dhe cfarë ka qenë periudha deri më tani. Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes për zhvillimet të forta apo në bisedime që do të bëjnë gjatë datës 17 pavarësisht se është një ditë e  ngarkuar apo me energji shumë të fortë por do ta menaxhojnë shumë mirë. Pra do të jenë të konkretizuara.

Virgjërsha

Mërkuri është planet drejtues edhe për virgjerëshën, kështu që cfarë ka të bëjë me cfarë duan të ndryshojnë, cfarë duan të lëvizin, cfarë do të sjelli 2021 nga pjesa e punës, e profesionit të tyre, të bizneseve të tyre dhe sidomos ata që kanë të bëjnë me komunikimin, me marketingun, me manaxhimin, me administrimin duket sikur kanë muajin e vet dhe kanë muajin që do të japi jo vetëm një shije të parë por edhe një shije të qartë të zhvillimit të gjithë sezonit, kështu që përsa i përket pjesës së punës  ka shije të mirë dhe ka zhvillime ka edhe të papritura për ata që nuk kanë në plan të bëjnë ndryshime. Përsa i përket cështjeve të fizikut do të jenë shumë mirë, kthimi i saturnit nuk i prek fare në hartën e tyre sepse ballafaqimet të saturnit duket sikur e morën një shije vjet nga fundi i verës. Ndërkohë që atje ku do të duhet të bëjnë rivendosje me maturimin e kohës, duke vendosur gjithmonë në kohën dhe në momentin që jemi janë cështjet e tyre personale.

Peshorja

Karriera është pika e fortë e tyre këtë muaj, e kanë apo jo në mendje, e kanë në planfikimet e tyre, ndjehen apo nuk ndjehen rehat jam e sigurtë që kjo të jetë mendimi qëndror nisur nga dita e nesërme dhe deri në fund të korrikut. Edhe pse zhvillimet edhe fillimet I kanë tani, pra nuk është nesër nuk është dje është tani, nga momenti që flasim. Pra pjesën më të madhe të vëmendjes së tyre do ta marri profesioni,do ta marri axhenda e tyre, kryesohet nga profesioni. Ndërsa përsa I përket pjesës profesionale do të kenë mundësira të kalojnë edhe ditë pushimi edhe të ndjehen me fat. Gjithsesi shija që do të dominojë ose ajo bilanci I fundit të muajit më në fund fatin do ta pranojnë, do ta përgëzojnë sidomos të lindurit në 15 ditëshin e parë.

Akrepi

Me paratë është pjesa e parë, nëse kanë lëvizje bankare për të bërë nëse kanë këmbime me lekun nëse kanë për të zgjidhur për të dhënë për të marrë, ditët e para të muajit dhe sidomos data 6, datat 6, 23, 26 janë datat më të mira për muajin maj kështu që për të gjithë cfarë kanë të rëndësishme  t’i planifikojnë si kontakte në këto data për ti marr maksimumin e energjisë së jashtme. Për akrepat është përsa I përket cështjes së lekut, cfarë ka të bëjë në lidhje me lekët duhet ti vendosin deri ne datën 6.  Ndërkohë që pas datës 9 duket sikur do të duhet të vendosin prioritet pjesën emocionale dhe pjesën që I përkasin shpirtit të tyre të dashurisë.  Ka vend për ngjyra, për të shijuar ngjyrat e verës dhe do të jenë shumë të përforcuara nga data 14 dhe në vazhdimësi.

Shigjetari

Është periudha më me fat për ta, duke nisur që nga data e nesërme deri në datën 29 të muajit. Periudha më e mirë e konkretizuar është mesi I muajit dhe kalimi I planetit të fatit tek peshqit I favorizon shumë ndërsa pjesa tjetër që kërkon një ritëm pak më të ngadaltë do të mund të marri telefonin në dorë dhe cfarëdolloj diskutimi, korrigjimi apo kontakte të rëndësishme do të duhet të vendosen në axhendën e tyre rreth datës 5,6 dhe deri në datën 22. Pak më ndryshe ritmi pas datës 23, por gjtihsesi do të ndihen të lehtësuar me problematikat e fizikut që kanë pasur në pjesën e fundit të muajit prill.

Bricjapi

Nuk e nis fort mirë përsa I përket mënyrës se si ndjehen në pjesën e punës, pjesa e brendshme e tyre, ndoshta kanë pritur më shumë ndoshta presin më shumë nga pjesa e dashurisë, emocioneve.Kështu që ka ardhur momenti për ata që kanë bricjap në ambientet e tyre familjare ti tregojnë sesa të rëndësishëm janë, se sa të aftë janë sesa shumë meritojnë. Kjo për të lehtësuar ngjyrat në shtëpitë e tyre. Në datën 9 del prioritet profesioni dhe aty janë në habitatin e vet, në tokën e vet, kanë një verë që është produktive  pavarësisht profesionit që kanë, në të gjitha format.

Ujori

Futen në një rutinë, është vështirë që të marri iniciativa apo që të kenë zhvillime të mëdha kështu që cfarë zhvillimi kanë në mendjen e tyre, cfarë arritje kërkojnë nga sot deri ne datën 14 kaq është afati për ata që nuk e kanë shfrytëzuar për ata që e kanë shfrytëzuar do të kenë mundësira të vendosin prioritet gjëra që duan në shpirtin e tyre. Me cështjet e ekonomisë  do të kenë zhvillime nga datat 6 deri me 13.Në fund të muajit do të jenë shumë më të lehtësuar me fizikun.

Peshqit

Do të kenë mundesira për të pasur ngjyra të shpejta dhe të forta. Lum si ata nga peshqit që merren me inxhinierin deri me artin do të kenë mundësira që të gjithë që të tregojnë anën e brishtë, kreative të tyre. Mbas datës 23 do të kenë mundësi që të futen në rutinë, jo vetëm peshqit por të gjithë shenjat e tjera që janë në profesion artist.


Shtuar 3.05.2021 14:54

Tags: ,