Ban Ki-moon fajëson Prishtinën e Beogradin për mosrespektim marrëveshjesh
Ban Ki-moon, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm dhe se fajin për këtë e kanë të dyja palët.

"Situata e tensionuar politike dhe protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikuar në vëmendjen e Beogradit", thuhet në raportin që përfshin periudhën nga 16 prilli deri më 15 korrik.

Mësohet se Ban ka ftuar udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të tregojnë kreativitet, fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, me qëllim që të arrihet përparim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2016, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori