Ban: Ka dallime të thella në konfliktin qipriot
Pëlqej
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se ka “dallime serioze” mes udhëheqësve turk dhe grek të Qipros për mënyrën e ribashkimit të ujdhesës së ndarë.

Ban u takua në Nju Jork me presidentin Demetrios Kristofias, drejtues i qeverisë së qipros greke, dhe liderin e pjesës turke turk Dervish Erogllu.

Ujdhesa e Qipros u nda në vitin 1974">1974 gjatë invazionit të Turqisë, pas një grusht shteti të inspiruar në Greqi.

Konflikti i pazgjidhur i ka vështirësuar përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Shtuar më 19/11/2010, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori