Ballkani në alarm, izolohen në Kroaci 9 persona të prekur nga koronavirusi
Vijon tw rritet numri i tw prekurve nga koronavirusi nw shumw vende tw botws. Vendet ballkanike po përforecojnë masat mbrojtese ndaj virusit i ri i cili ka mbërritur tashmë në rajon.

Një i ri i kthyer nga Milano ishte rasti i parë i prekur nga Covid-19 në Kroaci. Ndërkohë, gjatë natës edhe 9 kroatë të tjerë të cilët kanë punuar në një fabrikë në Itali ku 20 persona rezultojnë të infektuar, u shtruan në një spital të Rijekës, e janë vendosur në izolim, sepse mund të jenë ekspozuar ndaj virusit. Autoritetet kroate këmbëngulin megjithatë se sistemi i tyre shëndetësor është i përgatitur për sëmundjen, por frika mes njerëzve është e madhe.

Dy qytetarë serbë që ndodheshin në anijen Diamond Princess, e cila është futur në karantinë nëYokohoma të Japonisë që prej 3 shkurtit, janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi.

Që të dy serbët e moshave 29 dhe 30 vjeç, janë anëtarë ekuipazhi të anijes ku ndodhen edhe 9 serbë të tjerë, tre nga të cilët kanë zbritur prej saj javën e kaluar. Ministri serb i shëndetësisë Zlatibor Loncar deklaroi se është realiste të pritet se koronavirusi do të shfaqet dhe brenda kufijve të Serbisë, por këmbëngul se I kanë marrë masat.

Si Kroacia, ashtu edhe Serbia i kanë forcuar kontrollet në aeroporte dhe pika kufitare, duke u fokusuar sidomos tek pasagjerët që vijnë nga Italia e Kina. Ata I kanë këshilluar të gjithë qytetarët e tyre të mos udhëtojnë drejt veriut të Italisë.

Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme. Nëse njerëzve u duhet të lëvizin në këto zona, atëherë kur të kthehen, do të vendosen nën vëzhgim, deklaroi drejtori I institutit të shëndetit publik në Podgoricë, Boban Mugosa. Ministria e jashtme maqedonase njoftoi se asnjë nga qytetarët e saj që ndodhen aktualisht në Itali nuk janë infektuar, por rekomandoi kujdes me lëvizjet gjatë kësaj periudhe në Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romagna.
Shtuar më 26/02/2020, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori