Bajden fton Senatin të ratifikojë "START-in"
Pëlqej
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden tha se dështimi i Senatit për të mos miratuar menjëherë marrëveshjen e re me Rusinë për armatim bërthamor mund ta rrezikojë sigurinë kombëtare.

Bajden tha se pa miratimin e marrëveshjes së re START, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje t'a inspektojnë arsenalin bërthamor të Rusisë.

Komentet e tij u bënë pasi senatori Republikan Xhon Kajll tha se miratimi mund të mos konsiderohet të bëhet këtë vit.

Marrëveshja që u nënshkrua nga presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev në muajin prill në Pragë, e zëvendëson traktatin START që skadoi në dhjetor, 2009.

Marrëveshja ratifikohet nëse merr mbështetjen e dy të tretave nga 100 ulëset në Senat.
Shtuar më 17/11/2010, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori