Bahrein, protestat rrezikojnë zhvillimin e Formua 1
Protestat e mëdha të cilat po zhvillohen në Bahrein në prag të garës së Formula 1, të planifikuar për këtë fundjavë rrezikojnë edhe realizimin e kësaj gare ndërsa qindra njerëz janë konfrontuar me policinë, pasi kanë bërë përpjekje të organizojnë një demonstratë antiqeveritare në kryeqytetin Manama.

Forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe granata tymi, ndërsa protestuesit kanë bërë përpjekje të kalojnë në rrugën kryesore, pranë Ambasadës së Britanisë se Madhe. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2012, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori