Bahrein, gjendje e jashtëzakonshme
Bahrein
Mbreti i Bahreinit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që do të zgjasë tre muaj. Vendimi vjen pas disa javë protestash të përgjakshme në vend. Shefi i Forcave të Armatosura u ngarkua të marrë të gjitha masat për të mbrojtur Bahreinin dhe qytetarët e tij.

Të hënën, rreth 1.000 ushtarë nga Arabia Saudite dhe 500 të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbërritën për të mbështetur familjen mbretërore. Sic raportohet, detyra e tyre është të ruajnë impiantet e naftës dhe gazit, si dhe institucionet financiare.

Protestuesit, që kërkojnë reforma politike, kanë bllokuar të gjitha rrugët që të cojnë në qendrën financiare të kryeqytetit. Shumica shiite në Bahrein ka folur për diskriminim dhe dominancë të pakicës sunite, përfshirë edhe familjen mbretërore.

Më herët Irani e cilësoi si “të papranueshme” mbërritjen e trupave në Bahrein. Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të shmangin udhëtimet pas protestave të kohëve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2011, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori