Bagdadit/ Protestat dhe përplasje me policinë, 18 persona të vrarë
Mijëra qytetarë protestojnë prej dy ditësh në Bagdad kundër qeverisë për mungesën e vendeve të punës, mungesën e shërbimeve shtetërore dhe korrupsionin.

Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me armë zjarri për të shpërndarë protestuesit.

Deri tani mediat e huaja raportojnë se kanë humbur jetën 18 protestues si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, armë të vërteta kundër tyre. Edhe pse e lindur spontanisht, protesta e nisur që dje në Bagdad konsiderohet si më e madhja e viteve të fundit.

Si kundërpërgjigje ndaj trazirave të dhunshme, forcat e rendit kanë bllokuar rrugët kryesore dhe urat lidhëse, madje kanë bllokuar lidhjen në internet për t’i penguar protestuesit të organizohen nëpërmjet rrjeteve sociale.
Shtuar më 03/10/2019, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori