Baer: Kosova duhet të jetë pjesë e OSBE
Ambasadori amerikan në OSBE-së, Daniel Baer, tha sot se Kosova duhet të përfshihet në diskutimet e këtij institucioni. Në fjalimin e tij në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, ku ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, paraqiti prioritetet e presidencës serbe, Baer tha se edhe pse ekziston një krizë e madhe në Ukrainë, para OSBE-së ka shumë punë në vitin 2015.

“Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, nuk duhet që të fol vetëm për Kosovën, por kjo e fundit duhet të jetë edhe pjesëmarrëse. Kosova është pjesë e Evropës dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në institucionet që janë të përkushtuara për paqe dhe përparimin e kontinentit”, tha Baer, transmeton "Telegrafi".

Baer, tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që është mundur për të siguruar një përparim edhe në Vjenë.
“OSBE luan rol kyç në mbështetjen e dialogut të Brukselit (Beograd-Prishtinë). Gjithashtu presim që ky proces të vazhdoj. Ne përgëzojmë hapat që janë marrë për t’i ftuar autoritetet e Kosovës në nismat rajonale por, edhe marrëdhëniet inkurajuese konstruktive në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Baer.

Më herët, gjatë ditës së sotme Daçiç tha se Kosova nuk do të jetë pjesë e OSBE. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori