"Babi ndryshoi botën", vajza 6-vjeçare e George Floyd po përlot rrjetin (VIDEO)
Vajzës 6-vjeçare të George Floyd, Gianna Floyd, i është thënë se i ati ndryshoi botën, por nuk i është thënë si u vra.

Ajo së bashku me të ëmën, Roxie Washington u shfaqën në Good Morning America, sot në mëngjes. Gianna tha vetëm se i mungon i ati dhe se ata luanin gjithmonë bashkë.

Roxie, nga ana tjetër, tha me lot në sy se kishte parë vetëm disa pjesë të videos ku oficeri i policisë mbajti këmbën në qafën e Floyd. Roxie tha se do të donte shumë të kishte qenë atje për ta ndihmuar.

Ndërsa për sa i përket Gianna-s, ajo tha se i kishte thënë vetëm se i ati vdiq pasi “nuk mund të merrte frymë”.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Gianna shfaqet në shpatullat e xhaxhait të saj duke parë protestat paqësore në Minneapolis dhe duke thënë: “Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Gianna shfaqet në shpatullat e xhaxhait të saj duke parë protestat paqësore në Minneapolis dhe duke thënë: “Babi ndryshoi botën”.



Shtuar më 04/06/2020, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori