Babai vret 5 fëmijët, trupat i fut në qese mbeturinash
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë është publikuar në mediat amerikane ku babai mësohet se para disa ditësh kishte vrarë 5 fëmijët e tij, trupat e të cilëve i kishte futur në qese mbeturinash. Trupat e dekompozuar të fëmijëve, nga mosha dy deri në tetë vjeç, u gjetën në qese mbeturinash sot në një nga rrugët e shtetit të Alabamas në Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Vrasja u zbulua thuajse rastësisht, pasi babai i 5 fëmijëve u ndalua nga policia rrugore e Misisipit dhe më pas u arretsua për drejtim të automjetit nën ndikimin e substancave të ndaluara.
Gjatë kontrrollit të ushtruar në makinën e tij, u gjetën disa kimikate, mes të cilave edhe acid klorhidrik, gjak dhe lëngje të ndryshme. Fëmijët u gjetën në një zonë rurale në jugperëndim të Alabamas. Jones ndodhet në paraburgim, në pritje të ekstradimit në Smith County në Karolinën e Jugut. Fëmijët janë denoncuar të zhdukur nga nëna e tyre me tre shtator. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori