Babai u merr jetën tri fëmijëve dhe gruas
Pëlqej
Një burrë vrau tre fëmijët e tij të mitur dhe gruan përpara se ta kthente armën nga vetja. Ngjarja tragjike ndodh në Prices Corner, Delaware të SHBA.

Sipas policisë, 42-vjeçari Matthew Edwards dhe bashkëshortja e tij 41-vjeçare Julie Burton Edwards sëbashkun me fëmijët të moshës 6, 4 dhe 3 vjeç u gjetën të vrarë me armë zjarri në katin e dytë të banesës.

Matthew Edwards vdiq nga një plagë e shkaktuar vetë dhe vdekjet e tyre janë kategorizuar nga autoritetet si vrasje-vetëvrasje.

Shkaqet e kësaj tragjedie nuk dihen ende. Duke folur për mediat amerikane një fqinj i familjes Edwards tha se kohët e fundit, babai i tre fëmijëve kishte qenë emocional rreth punës dhe problemeve bashkëshortore. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë komunitetin ku ata jetonin.
Shtuar më 11/07/2018, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori