Inter takim me agjentin e yllit të Salzburg

Klubi “zikaltër” ka kërkuar informacion rreth lojtarit të klasit 2002, Karim Adeyemi.

Talenti gjerman është duke shënuar shpesh për Salzburgun dhe kështu ka rënë në radarët e Inter-it.

 

Sipas televizionit gjerman “Sport1”, dje agjenti i tij ka takuar drejtuesit e Inter-it për të folur rreth të ardhmes së sulmuesit.

 

Drejtori sportiv i Salzburgut ka bërë të qartë se sulmuesi  do të mbyllë sezonin me ta dhe më pas do të studiohen mundësitë e një largimi.

Adeyemi ka shënuar plotë 13 gola deri më tani./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 14:32