Babai i reporteres së vrarë apel Obamës për armët
Babai i reporteres së vrarë, i ka bërë thirrje Obamës për kontrollin e armëve në vend. Babai i reporteres 24-vjeçare, Alison Parker, të vrarë nga ish-kolegu i saj, Vester Flanagan, i është drejtuar Presidentit Barack Obama që të shtojë përpjekjet për ligje më të rrepta mbi armëmbajtjen në vend.

“Ju duhet ta bëni këtë,-ishte apeli i Andy Parker. -Unë do të jap ndihmën time dhe ta dini se, edhe media është me ju në këtë çështje, sepse sapo humbi një prej njerëzve të saj”. Flanagan qëlloi mbi Parkerin dhe kameramanin 27-vjeçar, Adam Ward, në kohën që po intervistonin një biznesmene vendase. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2015, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori