Babai i irrituar sulmon vrasësin e vajzës në gjykatë
Babai i njërës prej tre viktimave të vrasësit serial nga Ohio, i acaruar nga situata ka kapërcyer tavolinat në sallën e gjyqit për të sulmuar të pandehurin, vetëm minuta pasi gjyqtari kishe shprehur dënimin me vdekje.

Van Terry është babai i viktimës Shirellda Terry. Këtë të enjte ai ishte duke dhënë dëshmi në lidhje me humbjen e vajzës së tij, kur ai nuk u durua më dhe iu hodh në sulm vrasësit të bijës së tij, maniakut seksual Michael Madison, raporton AP.

Shpërthimi i Cuyahoga County në sallën e gjyqit, ndodhi pak minuta pasi gjyqtari Nancy McDonnell dha dënimin me vdekje për Madisonin, për vrasjet e kryera në vitin 2013.

Procedura gjyqësore ka vijuar pa praninë në sallë të babait të viktimës, ndërkohë që Madison nuk dukej të ishte plagosur.

Trupat e 38-vjeçares Angela Deskins, 28-vjeçares Shetisha Sheeley dhe 18-vjeçares Shirellda Terry janë gjetur në korrik të 2013-ës në afërsi të shtëpisë së Madison, në East Cleveland./Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori