Babai i bën vajzës testin e virgjërisë..
Një 56-vjeçar është akuzuar nga Gjykata në Britani në e Madhe se i ka bërë
vajzës së tij adoleshente
testin e virgjërisë.
Ali
Safaraei nga Irani shpërtheu në lot në sallën e gjyqit, duke thënë se donte të kontrollonte nëse vajza e tij ishte përdhunuar, për shkak se ka një të dashur sekret.
56-vjetori dhe bashkëshortja e tij 44-vjecare Mitra Eidiani të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe mashtruan
vajzën e tyre dhe e çuan tek mjeku për një test virgjërie.
56-vjeçari u shpreh se ishte përpjekur të mbante
vajzën e tij 18-vjeçare Sophia
Safaraei “larg nga rreziqet, shokët e këqinj dhe mediat sociale”, por dështoi. Daily Mail raporton se çifti iranian pasi zbuloi marrëdhënien e
vajzës së tyre kërcënuan me vrasje të dashurin e saj.
56-vjeçari tregoi para trupës gjykuese se nuk e detyroi
vajzën që të shkonte të bënte
testin e virgjërisë. “Unë thashë vetëm kontroll. Nuk e përmenda virgjërinë. Oficeri e përmendi këtë fjalë, nuk e thashë unë, unë përmenda vetëm kontroll”, u shpreh Ali
Safaraei.
Shtuar më 23/09/2018,
ora 23:44